Juventusi ofron 30 milionë euro dhe Rabiotin për Jimenezin
Juventusi është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro dhe mesfushorin francez Adrien Rabiot për sulmuesin meksikan të Wolverhamptonit, Raul Jimenez, shkruan “Todofichajes”.

Jimenez 29-vjeçar është i gatshëm t’i bashkohet Juventusit dhe krerët e klubit italian po shpresojnë ta bindin Wolverhamptonin me ofertën.

Jimenez i është bashkuar Wolverhamptonit nga Benfica në verën e vitit të kaluar për 38 milionë euro. Këtë edicion ai i ka shënuar 22 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat dhe i ka asistuar dhjetë tjerë.
Shtuar më 24/05/2020, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori