Juventusi "pikiatë", njofton për 89.7 milionë euro humbje
Juventus po përballet me humbje të mëdha ekonomike.

Skuadra nga Torino, Juventus, kanë njoftuar për humbje deri në 89.7 milionë euro, në sezonin 2019/20.

Ky njoftim është bërë pas takimit të aksionarëve.

‘Zonja e vjetër’ njoftoi për 89.7 milionë euro humbje në aspektin financiar, të përfunduar më 30 qershor 2020.

39.9 milionë mbesin humbje nga viti i kaluar, të cilat pasohen në këtë vit.

Takimi mes aksionarëve nuk është bërë në mënyrë fizike, për të minimizuar rreziqet për infektim.

Kujtojmë se Juventus nuk është skuadra e vetme që po përballet me humbje. Edhe skuadra si Barcelona, Milan e të tjera kanë problemet e njëjta.

Pandemia Covid-19 ka luajtur rol të rëndësishëm në aspektin ekonomik të skuadrave.
Shtuar më 15/10/2020, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori