Juventusi po vëzhgon dy yjet e Tottenham
Drejtues të Juventus ishin të pranishëm në sfidën e kësaj fundjave të luajtur në "Anfield Road" mes Liverpool e Tottenham.

Qëllimi kryesor i tyre ishte vëzhgimi nga afër i dy lojtarëve të "Spursave", Christian Eriksen, të cilit i mbaron kontrata në qershor 2020 si dhe Son Heung-min.

Koreano-jugori është pjesë e listës së dëshirave të klubit bardhezi, të cilët me afrimin e tij përveç se synojnë rritjen e cilësive teknike në repartin e sulmit, kërkojnë që të zgjerojnë edhe impaktin e markës në tregun aziatik, ku Son shikohet si një nga lojtarët më të mirë në Lindjen e Largët.

27-vjeçari prej 5 sezonesh është pjesë e klubit nga Londra, por një ofertë e mirë e bardhezinjve ndoshta mund ta bindë atë të ndryshojë ambient.

Vetëm pak kohë më parë, agjenti i koreano-jugorit deklaroi se transferimi në Serie A do të ishte një destinacion i preferuar për sulmuesin.

Shtuar më 29/10/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori