Juventusi "prezanton" Arthur, Messi ishte kundër këtij transferimi! Shikoni se çfarë tha në 2018 (VIDEO)
Juventusi ka zyrtarizuar pas Barcelonas afrimin e Arthur Henrique Ramos de Oliveira Melo për 72 milionë euro të pagueshme në 4 këste.

Vlera mund të rritet edhe me 10 milionë euro në formë bonusi në rast se arrihen kushtet e paravendosura në kontratën mes dy klubeve.

Arthur ka firmosur për 5 vite me bardhezinjtë me një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon, deri në 30 qershor 2025.

Sakaq, Pjanic u shit te Barcelona për 60 mln euro dhe 5 bonus, teksa Juventusi shpjegon se nga kartoni i boshnjakut u fituan 41.8 milionë euro.

Por, një video që po qarkullon së fundmi (e vitit 2018) tregon Lionel Messin që flet për blerjet e reja të Barcelonas në atë moment dhe argjentinasi do të deklaronte se “nga të gjithë ata të rinj që kanë ardhur do të zgjidhja Arthur. Edhe pse, janë të gjithë të mirë. Por, ai më pëlqen më shumë”… Siç duket, numri “10” nuk ka qenë aspak dakord me këtë shitje.
Shtuar më 29/06/2020, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori