Juventusi pritet të jetë i "gjymtuar" ndaj Barcelonës, të tjera lajme negative vijnë nga bardhezinjtë
Juventusi ka marrë një tjetër goditje në prag të sfidës kundër Barcelonës në Champions League.

Pas kapitenit Chiellini, ndalet edhe Leonardo Bonucci, që doli nga fusha i pamundur, në ndeshjen e kampionatit kundër Verona. Qendërmbrojtësi bardhezi u detyrua ta linte fushën në pjesën e dytë për shkak të problemeve fizike.

Koha e rikuperimit të Bonucci do të vlerësohet pas testeve mjekësore, por mungesa e tij dhe shokëve të skuadrës vjen në një moment delikat.


Shtuar më 26/10/2020, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori