Juventusi publikon listën e lojtarëve ndaj Ferencvaros, mbrojtje e "arnuar"
Juventusi ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Ferencvaros.

“Bianconerët” në këtë ndeshje hyjnë me shumë probleme defensivë, meqenëse janë pa top lojtarët.

Giorgio Chiellini, Leonardo Bonucci dhe së fundmi Merih Demiral janë të lënduar, derisa mungon edhe portieri Gianluigi Buffon.

Lista e lojtarëve të ftuar ndaj Ferencvaros:

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Israel

Mbrojtës: De Ligt, Sandro, Danilo, Cuadrado, Dragusin, Frabotta

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentacur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski

Sulmues: Ronaldo, Morata, Dybala.
Shtuar më 24/11/2020, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori