Juventusi ultimatum Contes
Më shumë se sa bardhezi kjo është një histori dritëhijesh. Dhe Juventusi nuk dëshiron që me Antonio Conten të përsëritet telenovela e një viti më parë. Beppe Marotta përdori tone të buta mbi temën e konfirmimit të liderit juventin, por lëshoi një mesazh që ka shijen e një ultimatumi duke u shprehur: "kemi vendosur bashkërisht që do të shtyjmë gjithçka deri sa të kemi arritur diçka shumë të madhe”.

Një vit më parë trajneri e mbajti pezull klubin për javë të tëra, mbi tavolinë ishte lista me kërkesat e tij teknike, por dhe kërkesa për një rritje të pagës vjetore nga 3 në 3.5 milionë Euro. Ishin ditët kur dyshimet e trajnerit zinin faqet e para të gazetave sportive italiane.

Pastaj erdhi lajmërimi “spektakolar” i 15 Majit dhe shtrëngimi i duarve mes Andrea Agnellit dhe Contes në selinë e Juventusit. Këtë herë është klubi që pushton skenën, duke diktuar kohët mbi përballjen e re për konfirmimin e vazhdimit të bashkëpunimit. Deklarata e fundit e Marottës shërben për t’i dhënë të kuptojë trajnerit që tani kjo praktikë duhet mbyllur me nxitim, brenda 20 ditëve.

Në krahasim me një vit më parë Conte përjeton një situatë paradoksale, titulli i 3-të radhazi tashmë është te porta, dhe aroma e Europa League e nxisin të rrisë stekën e pritshmërive. Përshtypja e parë është që jashtë Italisë nuk e ka gjetur ende pretendenten e duhur, është Monajko por ky do të ishte një hap pas për karrierën.

Në muajt e kaluar Agnelli dhe Marotta kanë provuar të arsyetojnë për një zgjatje të kontrëts, madje duke e bërë këtë edhe me argument ekonomikë bindës. Gjithsesi deri më tani Conte ka preferuar t’i driblojë propozimet.

Përshtypja e qartë është se preferon të qëndrojë vetëm me një vit të mbetur në kontratë. Filmi sapo ka filluar, të gjithë bëjnë tifo për një fund të lumtur, por duhet patur kujdes edhe nga të papriturat. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2014, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori