Ekipi i Juventusit i është futur garës me Fiorentinën për të nënshkruar me
lojtarin e Bolognas, Gastom
Ramirez. Pas dorëzimit kundrejt Vargas dhe Farfan tashmë Zonja e Vjetër po mendon për
Ramirez.
Fiorentina tashmë ka bërë një ofertë prej 10 milion eurosh për Uruguajanin por
Bologna ende nuk ka kthyer përgjigjë për këtë ofertë dhe kjo bën të nënkuptohet se
Bologna kërkon më shumë për
lojtarin e saj.
Klubi i fundit tani që ka hyrë në garë për
lojtarin sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport është
Juventusi i cili dëshiron të siguroj shërbimet e mesfushorit ofanziv.
Përveç Juventusit edhe skuadra e Interit ka qenë i interesuar disa kohë më parë për këtë lojtar. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2011,
ora 17:12