Juventusi ka nënshkruar zyrtarisht me
sulmuesin e
Cagliarit Han Kwang-song duke e
huazuar atë me mundësi blerje
Han është një synim për kohë të gjatë i Juves, të cilin janë duke e përcjellur që nga janari i 2018-ës.
20 vjeçari iu bashkua
Cagliarit më 2015 dhe bëhet verioro-koreani i parë që luan në
Serie A që dy vite rresht.
Në të njëjtën kohë, Han kishte kaluar dy sezonet e fundit i
huazuar në
Serie B ku ka luajtur për Perugian e ku shënoi 11 gola në 39 paraqitje.
Transferi i tij do të thotë se ai më shumë gjasë do të luajë me skuadrën e U-23 që garon në
Serie C.
Shtuar më 02/09/2019,
ora 20:10