Giorgo
Chiellini ka shfaqur prapë probleme muskulore, duke mos mundur të vazhdoj stërvitjen e sotme para sfidës së Championsit ndaj Dinamo Kiev.
Mbrojtësi 36-vjeçar humb ndeshjen e nesërme po ashtu edhe derbin e së shtunës ndaj Torinos.
Për mbrojtësin veteran është ndalesa e dytë për një hark kohor për më pak se një muaj.
Këtë herë
Chiellini u ndal për shkak të një dëmtimi në këmbën e tij të djathtë.
Mbrojtësi bardhezi sapo ishte kthyer të stërvitjet me grupin e skuadrës dhe për këtë arsye ishte gati të kthehej në fushë, por ai pësoi një tjetër dëmtim në përfundimin e stërvitjes që i paraprinë ndeshjes kundër ekipit ukrainas.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 16:41