Juventusit së shpëjti do ti kthehet mesfushori gjerman
Juventusi ka konfirmuar se mesfushori Sami Khedira do të rikthehet nga lëndimi në fundin e këtij muaji, pasi e ka marë veten me sukses nga operimi në zemër, shkruan Albeu.com

Khedira u operua për të rrahura të parregullta të zemrës më 19 shkurt. ANSA sot raportoi se ai e ka kompletuar fazën e rehabilitimit.

"Sami Khedira iu nënshtrua testeve të planifikuara kardiologjike që treguan se treatmani i performuar në të ka kaluar mirë", thuhet në njoftimin e Juves.

"Ai i ka nisur stërvitjet personale. Prognoza tregon se ai mund të rikthehet një muaj pasi u operua", thuhet tutje në njoftim.

Megjithatë, 31-vjeçari gjerman nuk do të mundë t’ia dalë të paraqitet për Juven kundër Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme. /albeu.com/


Shtuar më 05/03/2019, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori