Juves i duhet një si Ibrahimoviç
Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marrota, është i mendimit se skuadrës bardhezi i mungon një futbollist si Ibrahimoviç, i cili i vetëm mund ta nxjerrë skuadrën nga vështirësitë: “Ne nuk jam ndalur së ndjekuri Milanin në kampionat, veçse tani kjo po bëhet më e vështirë. Për fat të keq, ne nuk kemi individualitetet që kanë kuqezinjtë, sepse jemi një grup unik që edhe mund të ngadalësohet. Dua t’ju kujtoj se projekti ynë sapo ka filluar, kështu që duhet ca kohë. Pa dyshim që nuk mund të ndihemi të lumtur nga barazimi me Chievon, por asgjë nuk ka mbaruar”, deklaroi drejtuesi bardhezi.

Marrota e ka komentuar kështu golin e Juventusit ndaj Chievos, i cili ishte në pozicion jashtë loje: “Përpara ndeshjes kam folur me presidentin e Shoqatës së Arbitrave, Niin. Sipas meje, drejtuesit e klubeve duhet të bashkëpunojnë me klasën arbitrare, që të evitojmë në këtë mënyrë shumë polemika”.

Pyetjes së gazetarëve se çfarë i mungon Juves për të arritur Milanin, Marrota i përgjigjet shkurt: “Na mungon personaliteti. Ne nuk kemi në skuadër futbollistë që kanë fituar shumë trofe, siç kanë kuqezinjtë. Pastaj, nuk kemi as Ibrën”, – ka përfunduar ai. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2012, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori