Juventus-Atalanta, formacionet zyrtare: Atalanta kërkon të marrë pikë
Zonja e Vjetër ka kohë që është shpallur kampion dhe nuk ka ndonjë motivim për këtë sfidë, ndërkohë që për kundërshtarin është ndeshje shumë e rëndësishme.

Atalanta është në vend të katërt në tabelë dhe duhet të nxjerrë rezultat pozitiv, në mënyrë që të shpresojë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Gian Piero Gasperini i kanë gati skuadrat e tyre për këtë takim. Për më shumë, kjo do të jetë ndeshja e fundit për Allegrin para tifozëve në ‘Juventus Stadium’, pasi në sezonin e ardhshëm nuk do t’i drejtojë bardhezinjtë.

Formacionet zyrtare:

Juventus XI:Szczesny; Cancelo, Barzagli, Bonucci, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Ronaldo.

Atalanta XI: Gollini; Hateboer, Djimsiti, Masiello; Gosens, De Roon, Freuler, Castagne; Gomez; Ilicic, Duvan Zapata. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 19:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori