Ka festë në Shkodër, Vllaznia ngjitet në Superiore pas 1 viti (VIDEO)
Vllaznia ka fituar 0-3 kundër Erzenit në një sfidë të lehtë për
shkodranët, të cilët kanë dominuar totalisht dhe kanë siguruar
ngjitjen në elitë.
Shkodranët i kanë shënuar të gjithë golat në pjesën e dytë. Ishte Xhunior ai që shënoi i pari, ndërsa Tafili e ndoqi duke sjellë golin e dytë.
Zeqja tundi rrjetën për herë të tretë dhe i dha fund ndeshjes dhe vuajtjes së Vllaznisë në Kategorinë e Parë.
Ky ishte trepikëshi që i siguron
ngjitjen në Kategorinë Superiore Vllaznisë.
Shtuar më 14/04/2019,
ora 17:38