Ka fituar gjithçka me Bayernin, Martinez gati të kthehet në Spanjë
Jo vetëm afrime te Bayerni. Javi Martinez është një prej lojtarëve që largohet nga kampionët e Bundesligës ashtu si Perisis, Alcantara e Coutinho.

Mesfushori spanjoll, që më së shumti ka bërë mbrojtësin me bavarezët, nuk është në planet e trajnerit Hansi Flick dhe destinacioni i radhës do të jetë ekipi i tij i zemrës, Athletic Bilbao, që pranoi pranoi të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit.

Martinez largohet kështu nga Bayerni pas 9 sezonesh, ku luajti 238 takime, shënoi 13 herë dhe arriti rekordin personal me 18 asiste.

Shtuar më 23/09/2020, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori