Ka fituar Topin e Artë me Milanin, Weah i rikthehet futbollit në moshën 52-vjeçare (VIDEO)


George Weah është padyshim një nga shembujt më të mirë për dashurinë ndaj futbollit. Në moshën 52-vjeçare ai është rikthyer përsëri për të luajtur për fanellën e Kombëtares së Liberisë.

Tashmë në rolin e presidentit, ai u aktivizua që nga minuta e parë në një ndeshje miqësore që skuadra e Liberisë, zhvilloi përballë ekipit të Nigerisë ku këta të fundit fituan me rezultatin 1-2.

Kujtojmë se Weah ka luajtur për skuadra si Paris Saint-Germain dhe Milan ku me këtë të fundit ka arritur të fitojë edhe Topin e Artë në vitin 1995.
Shtuar më 12/09/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori