Ka frikë nga lufta, Milan kërkon brazilianin e Shakhtar-it
Pëlqej
Pas blerjeve të Diego Lopez dhe Pablo Armero Milan po punon për të plotësuar skuadrën para mbylljes së merkatos së verës. Filippo Inzaghi tashmë do edhe një futbollist për fazën sulmuese, i cili të jetë mëngjarash por që mund të luajë edhe në krahun e djathtë.

Prej javësh në pole-position për këtë rol është Alessio Cerci, për të cilin Adriano Galliani vazhdon të diskutojë me mikun e tij Urbano Cairo, por presidenti i Torinos nuk heq dorë nga kërkesa prej 20 milionë eurosh.

Për këtë arsye, siç shkruan "Corriere dello Sport", Milan është rikthyer në gjurmët e Douglas Costa, 24-vjeçari i Shakhtar Donetsk, i cili nuk dëshiron të qëndrojë në Ukrainë për shkak të luftës.

Galliani do të takohet së shpejti me agjentin e futbollistit, Kia Joorabchian. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori