Ka harruar golin, Klopp i del në mbrojte Salah
Mohamed Salah po kalon një krizë të thellë teksa ka shënuar 1 gol në 7 ndeshjet e fundit duke u kritikuar kohët e fundit nga tifozët.


Salah është golashënuesi më i mirë i Liverpool, por ka shënuar vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit, në të gjitha garat, duke shpërdoruar raste të pastra, sidomos kundër Evertonit në ndeshjen e fundit të kampionatit.

"Nëse keni shanse në një ndeshje, ajo që ju doni është të shënoni, por si trajner jam mësuar edhe me lojtarët që nuk shënojnë gjatë gjithë kohës. Mohamed ka pasur një rekord të pabesueshëm në realizimin e golave dhe falë tij kemi pozicionin që kemi. Për sa kohë që vazhdojmë të kemi shanse për të shënuar, do të jetë mirë”, - u shpreh Klopp.

Trajneri gjerman raportoi gjithashtu për gjendjen aktuale të të lënduarve: "Lovren është trajnuar dje normalisht, për herë të parë mbas lëndimit. Edhe Joe Gomez po arrin në 100 për qind të formës, duket mirë. Shumica e problemeve do të zgjidhen pas pushimit ndërkombëtar, edhe pse Lovren duhet ta shohim ende, sepse ka qenë jashtë skuadrës për një kohë".
Shtuar më 08/03/2019, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori