E FUNDIT/ Vodhën bankën, pamje nga vendi i ngjarjes ku plagosën dy persona (VIDEO)
Reali ka huazuar dy sulmues, Giroud i vetë-ofrohet "galaktikëve"
Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud i është ofruar klubit të madh spanjoll, Real Madrid.

Francezi dëshiron të largohet nga "Stamford Bridge" sepse nuk është i lumtur me minutazhin e ulët.

Sipas Defensa Central, agjenti i Giroud i ka ofruar shansin "Los Blancos" që ta transferojnë.

Reali ka huazuar dy qendërsulmuesit Borja Mayoral dhe Luka Jovic, andaj është në kërkim të një sulmuesi që të garojë me Benzeman për pozitën në formacionin bazë.

Sidoqoftë, gjiganti spanjoll ende s’ka shprehur interesimin për Giroud.
Shtuar më 19/01/2021, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori