Ka humbur vendin e titullarit, Sanchez dëshiron të largohet nga United
Pëlqej
Alexis Sanchez ka bërë publike dëshirën për largim nga Manchester Unitedit.

Ylli kilian nuk po kalon ditët më të mira të tij te "Djajtë e Kuq" dhe mund të largohet më shpejt se që është menduar.

Sanchez erdhi më shumë bujë nga Arsenali në një marrëveshje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan, por ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij.

Sulmuesi 29-vjeçar ka shënuar vetëm katër gola me Unitedin në 28 ndeshje, teksa në këtë sezon ka humbur edhe vendin e titullarit.

Situata e tij dhe stili i lojës së trajnerit Jose Mourinho ka bërë që Sanchez të mendojë largimin nga "Old Trafford".

Sipas "The Times", Sanchez dëshiron të largohet nga Manchester United dhe këtë ia ka bërë të ditur edhe drejtuesve të klubit.

Skuadrat e interesuara për ish-sulmuesin e Barcelonës janë Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Interi.
Shtuar më 10/11/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori