Ka humbur vendin e titullarit te City, Stones gati të bashkohet sërish me Mikel Artetan
Qendërmbrojtësi anglez i Manchester City-t, John Stones me shumë gjasa do të largohet nga "citizens" në fund të sezonit.

25 vjecari në pjesën më të madhe ka "ngrohur" stolin, pasi Guardiola ka preferuar të luaj me Fernandinhon në qendër dhe jo më me anglezin.

Kjo gjë e ka bindur Stones që të mendojë për një skuadër tjetër në të cilën do të kishte me shumë hapësira.

Arsenali është një klubet që po vuan me shumë këtë sezon në mbrojtje dhe prej kohësh janë duke vëzhguar për emra që mund ta konsolidojnë repartin ndër to është edhe John Stones.

Mikel Arteta i njeh shumë mirë aftësitë e lojtarit pasi kanë punuar bashkë për një kohë të gjatë të City dhe kalimi i tij në Londër mund të bëhet edhe më i lehtë. /albeu.com/




Shtuar më 05/03/2020, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori