Përplasjet
Robben-Guardiola për penalltitë te Bayern Munchen do t’i shikojmë sërish këtë sezon. Kështu mendon kapiteni i skuadrës që fitoi Champions League-n në vitin 2001, Stefan Effenberg. Në një intervistë për "SportBild", legjenda e Bayern-it tha se një çështje e tillë nuk është mbyllur ende dhe do të shkaktojë sërish polemika. Guardiola e pengoi hollandezin që të
ekzekutonte 11-metërshin në ndeshjen me Mainz 05. Spanjolli urdhëroi që penalltinë ta
ekzekutonte Muller dhe ashtu
ndodhi, ndërsa hollandezi e dorëzoi
topin i acaruar.
"
Robben u
ndje i poshtëruar për atë që
ndodhi brenda 3 sekondave, përpara 70 mijë tifozëve në stadium. Nuk ishte rezultati 0-0, por 3-1, kështu që holandezi u
ndje disi i fyer pasi mori
topin dhe shkoi te pika e penalltisë", shprehet Effenberg.
Javën pasardhëse, në ndeshjen e Champions League kundër Viktoria Plzen,
Robben fitoi 11-metërshin e golit të parë, dhe ndërsa trajneri i bënte me shenjë që ta
ekzekutonte holandezi, ai nuk pranoi duke ia dorëzuar
topin Ribery-së.
"Ajo që
ndodhi me Plzen-in ishte një përgjigje e qartë e hatërmbetjes ndaj veprimit të trajnerit në ndeshjen me Maincin. Unë e mirëkuptoj gjestin e lojtarit. Jam shumë kurioz për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet në të ardhmen", shtoi ish mesfushori i Bayern Munchen, i cili është i mendimit se
Robben nuk e ka harruar ende incidentin dhe po pret zhvillime të tjera në pjesën e mbetur të sezonit.
Një gjë të tillë e pohoi dhe vetë Ribery pak ditë më parë. "
Robben është ende i zemëruar me trajnerin", është shprehur francezi. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2013,
ora 16:43