Ka ngelur dhe 1 rekord për Messin
Messi
Lufta Barcelona-Real është e pandashme nga ajo mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. E ndërsa portugezi është një makineri e vërtetë me 128 gola në po kaq ndeshje, asi i Barcelonës është edhe më i frikshëm me shifrat e tij. Me 12 golat e këtij sezoni, në vetëm 7 ndeshje argjentinasi ka barazuar legjendën madrilene Di Stefano, me 49 gola në Champions.

Rekordi i Ronaldos dhe Messit në sezonin e shkuar (53 gola secili në të gjitha kompeticionet), tashmë është shumë pranë nga “Topi i Artë”. Në 50 ndeshjet e “Pleshtit” mes Barcelonës dhe kombëtares argjentinase, ai ka shënuar 51 herë.

24-vjeçari muajin e fundit ka shënuar 17 herë në 8 ndeshje. Në kampionat ka shkuar në kuotën e 30 golave, ende pas Cristianos, ndërsa në Champions arriti kuotën 12, duke barazuar dhe rekordin e Rud van Nistelrooy. Por, nëse sulmuesi hollandez i shënonte gjatë gjithë turneut, “Mesiah” ka të paktën edhe dy ndeshje të tjera për ta thyer rekordin, nëse nuk do të ndodhë ndonjë surprizë dhe spanjollët t’i japin lamtumirën Evropës përpara gjysmëfinaleve.

Në fakt, braziliani Altafini shënonte 14 herë për Milanin gjatë sezonit 1962-1963, por atëherë formati i sotëm i Champions-it quhej Kupa e Evropës. Nëse Barcelona arrin në finalen e 19 majit, numri “10″ ka për të luajtur edhe 19 ndeshje të tjera, plus ato me kombëtaren, dhe ka të gjitha shanset ta thellojë më tej rekordin e tij. Tani objektivi i radhës është Cesar Rodrigez Alvarez, shënuesi më i mirë në historinë e Barcelonës. Realizoi 235 herë në 17 sezonet e tij në “Camp Nou”.

Një objektiv që për Messin është krejtësisht i arritshëm. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2012, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori