Mbrojtësi i Real Madridit,
Nacho nuk ka udhëtuar me skuadrën për përballjen ndaj Alicante në Kupën e Mbretit.
Spanjolli ishte në listën e të ftuarve, por në momentin e fundit u hoq nga
lista sepse
Nacho ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në testin e bërë në mëngjes,
mbrojtësi kishte dal negativ, por do
testohet prapë.
Këtë e ka konfirmuar
Reali përmes një komunikate.
Në vendin e Nachos pritet të debutojë Chust pranë Eder Militaos.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 15:07