Ka shënuar 4 gola në vitin 2019, klubi i Premier League shfaq interes për Rashicën (VIDEO)


Milot Rashica e ka nisur mjaft mirë vitin e ri 2019. Ylli nga Kosova ka shënuar 4 gola këtë vit ku së fundmi realizoi dopietë ndaj Augsburgut, shkruan Albeu.com.


Ueb faqja italiane Calcio Mercato’shkruan se paraqitjet e tij nuk kanë marrë vëmendje jo vetëm në Gjermani, por edhe në Angli.

Klubi i Ligës Premier League Crystal Palace, ka shprehur interesim për lojtarin e Kosovës.

Aktualisht Rashica është i dëmtuar në shpinë dhe pritet të mungojë ndaj Herdha Berlinit këtë fundjavë. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori