Ka shpresë për Interin në Champions, fati dënon Lazion
Ciro Immobile në ndeshjen me Torinon pësoi një dëmtim dhe u detyrua të lërë fushën përpara kohe. Ai iu nënshtrua sot analizave në një klinikë në kryeqytet, nga ku raportohet se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore, ndërsa shkalla e tërheqjes pritet të përcaktohet në orët në vijim.

Natyrisht që përveç dëshpërimit bardhekaltër, ka edhe një skuadër që ‘fërkon duart’ pas këtij lajmi. Bëhet fjalë për Interin, që shpreson në ndaljen e Lazios, për ta parakaluar në garë për një vend në Champions.

Por edhe Mauro Icardi ka mundësi të fitojë për herë të parë Këpucën e Artë në Serinë A, pasi ka shënuar vetëm dy gola më pak se Immobile dhe ka dhe 3 javë të mbetura në dispozicio per revanzh. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2018, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori