Ka shpresë për Sadikun, Lugano kërkon rikthimin e bomberit
Mediat zviceriane raportojnë se Lugano, ish- skuadra e Sadikut kërkon kthimin e bomberit. Pas një viti të vështirë në Spanjë ku pësoi dhe një dëmtim të rëndë në gju, bomberi i kombëtares mund të rikthehet në Zvicër.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku mund të rikthehet në ish-skuadrën e tij zviceriane, Lugano.

Lajmi vjen nga mediat zviceriane të cilat nuk përjashtojnë mundësinë e një transferimi të elbasanasit në Ligën e 1 të Zvicrës.

Sadiku kaloi një vit të mirë në Lugano pasi u aktivizua 43 ndeshje duke shënuar 24 gola, për të kryer më pas transferimin e madhe tek Zurich.

Sadiku nga janari i 2018 është pjesë e Levantes në Spanjë. Duke mos I mjaftuar mungesa e aktivizimit në Primiera Divizion, 27 vjeçari pësoi dhe një dëmtim të rëndë në gju në fillim të gushtit mos u aktivizuar për pjesën e mbetur të vitit që lamë pas.

Sulmuesi kaloi 6 vite ‘të arta’ në Zvicër nga 2011 në 2017 duke u aktivizuar me Locarno, Lugano, Zurich dhe Vaduz. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori