Ka shpresë për Zaniolon, në janar rinis vrapin në fushë
Nicolo Zaniolo nis të shohë dritë në fund të tunelit, sepse ekzaminimet e fundit mjekësore kanë konfirmuar se rikuperimi po ecën mjaft mirë dhe se nga muaji janar mund të nisë vrapimin në fushën e lojës.

Fatazisti 21-vjeçar dëmtoi ligamentet e kryqëzuara në gjurin e majtë në shtator të këtij viti, gjatë një ndeshjeje mes Italisë dhe Holandës, çka e detyroi t’i nënshtrohet një operacioni mjaft të vështirë.

Vetëm një vit më parë Zaniolo kishte pësuar një dëmtim të njëjtë edhe në gjurin e djathtë dhe iu deshën rreth 7 muaj për t’u rikthyer në fushën e lojës. Tashmë mesfushori pritet të nisë vrapimin në muajin janar, por rikthimi në fushën e lojës nuk pritet më herët sesa muaji mars.

Vetë Zaniolo synon të kthehet minimalisht një muaj para startit të Kampionatit Europian, për të rigjetur formën më të mirë dhe për të shpresuar në një ftesë nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini.
Shtuar më 27/12/2020, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori