Kaçe feston 26-vjetorin, shokët e skuadrës i jepin "breshëri" shuplakash (VIDEO)
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe feston sot 26-vjetorin e lindjes, moshë që e gjen sërish në skuadrën ku u rrit si futbollist, PAOK-un e Selanikut.

Futbollisti ka nisur përgatitjet me kampionët në fuqi të Greqisë, ndërsa nuk i është shmangur edhe ritualit të zakonshëm të skuadrës, në raste ditëlindjesh.

Kështu shokët e tij te PAOK-u kanë formuar një tunel, nga i cili duhet të kalonte Kaçe, me shtatshkurtrin që nuk u ka shpëtuar shuplakave të shokëve të skuadrës.

Një moment ilariteti ky para nisjes së stërvitjes, që krijoi një klimë pozitive, ndërsa më pas Kaçe mori edhe urimet nga stafi teknik, për 26-vjetorin e lindjes.
Shtuar më 08/07/2019, ora 19:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori