Ergys
Kaçe po kalon momentin më të vështirë të karrierës së tij. Pas debateve në kombëtare me De Biasin, gjërat po i shkojnë gjithmonë e më keq dhe te Paok-u.
Mesfushori shqiptar nuk është pjesë e planeve të ekipit
grek pas kthimit nga huazimi te Victoria Plzen.
23-vjeçari nuk u grumbullua as në 18-she për ndeshjen e sotme kundër Levadhiakosit në transfertë, e vlefshme për
javën e 13-të të Super Ligës greke.
Gjatë javës së kaluar u fol për një interesim si të Skënderbeut ashtu edhe të Kukësit, të cilët synojnë të përfitojnë nga situata për ta sjellë Kaçen në Kategorinë Superiore, por kjo duket e vështirë të ndodhë.
Shtuar më 04/01/2017,
ora 14:49