Kai Havertz pranon të kalojë te Reali, zbulohet shuma e transferimit
Real Madrid po e udhëheq tani garë për transferimin e yllit të Bayer Leverkusen, Kai Havretz në këtë afat kalimtar veror.

Një kalim në kryeqytetin e Spanjës shihet si preferencë e talentit gjerman, duke luajtur përkrah idolit të tij Toni Kroos.

Ka ngjashmëri në mes të dy mesfushorëve, pasi edhe 30-vjeçari kishte luajtur te Leverkusen, para se të kalonte te Bayern Munich.

Sipas asaj që raporton Sportbuzzer, Havertz dëshiron të ndjekë hapat e bashkëkombësit të tij dhe të kalojë në Santiago Bernabeu.

Mediumi gjerman bën të ditur se sensacioni i këtij edicioni ka filluar bisedimet me Real Madridit për të kaluar atje.

Leverkusen kërkon 100 milionë euro nga shtija e tij, derisa kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2022.
Shtuar më 17/06/2020, ora 17:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori