Kaka 1 muaj jashtë fushës
Ricardo Kaka pritet të qëndrojë për një muaj jashtë fushës së lojës. Braziliani ka pësuar një goditje në kavilje gjatë barazimit ndaj Torinos (ndërhyrje tepër e ashpër e Bovos), por nuk është ky shkaku i mungesës.

Dëmtimi i vërtetë është në rrëzë të kofshës për brazilianin e shumëpritur nga tifozët e Milanit, i cili tashmë do të kthehet në ndeshjen e 19 tetorit, ndaj Udineses në San Siro. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori