Kaka: Dua trofe me Realin
Kaka
Kaka’ është në sezonin e tij të tretë tek Real Madrid dhe shumë zëra qarkullojnë mbi një largim të mundshëm të tij në fund të këtij sezoni nga Los Blancos.

Por, mesfushori brazilian nuk dëshiron të largohet nga klubi madrilen dhe sidomos pas ndeshjes së shkëlqyer që zhvilloi ndaj Espanyol ku shënoi një gol dhe dha dy pasime për gol në fitoren 5-0 të Real Madrid.

I pyetur nga ‘AS’ për të ardhmen e tij, Kaka’ u përgjigj: “Dua të qëndroj tek Real sepse dua të triumfoj në Spanjë.”

Deri tani Kaka’ ka luajtur 1488 minuta, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 10 asiste për ekipin e Mourinhos. Deri në këtë fazë të sezonit shifrat janë në rritje në krahasim me një vit më parë për ish-futbollistin e Milanit, ku shënoi 7 gola dhe dha 6 asiste gjatë gjithë sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2012, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori