E ardhmja e
Kaka është gjithmonë e më
larg skuadrës së Realit të
Madridit. Braziliani tashmë duhet thënë se nuk është aspak pjesë e planeve të teknikut portugez, Hose Murinjo dhe ko sidomos për sezonin e ardhshëm në rast se do të qëndrojë.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca” ish mesfushori i Milanit mund të largohet nga “los blancos” në fund të sezonit.
Destinacioni i ardhshëm mund të jetë pikërisht PSG, ku
Kaka do të gjente aty sërish Leonardon dhe Ancelotti, që e presin krahëhapur.
Për klubin e Florentino Perez PSG është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2012,
ora 18:10