Ish-qendër mbrojtësi i Real Madrid, Francisco
Pavon, i cili ka kaluar një sezon me klubin francez, Arles, ka thënë se Ricardo Kaka dhe Gonzalo Higuain nuk duhet të transferohen këtë verë te francezët e Paris Saint Germain.
"Po të krahasojmë nivelin e futbollit, PSG nuk është asgjë po ta krahasojmë me Milanin, sepse
Ligue I nuk është asgjë krahasuar me La
Liga apo kampionate të tjera në Europë", u shpreh
Pavon
"La
Liga është shumë nivele më lartë se
Ligue I, por nëse ata shikojnë në kohën që luajnë apo për gjendjen ekonomike, atëherë është tjetër gjë", tha
Pavon për "Goal.com". /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2012,
ora 07:55