Kaka i lënduar – mungon në lojërat parasezonale
Albeu.com
Zyrtarët e klubit italian kanë bërë të ditur se Kaka do t’i nënshtrohet një tretmani të posaçëm gjatë ditëve në vijim – për ta rikuperuar lëndimin e gjurit të majtë.Zyrtarët e klubit italian kanë bërë të ditur se Kaka do t’i nënshtrohet një tretmani të posaçëm gjatë ditëve në vijim – për ta rikuperuar lëndimin e gjurit të majtë – të cilin e lëndoi gjatë përballjes kundër Sevillas, të premten.
Tashmë është shfaqur frika se ky lëndim do të mund të ndikojë që Kaka të humbas sërish një pjesë të madhe të lojërave, mu siç kishte ngjarë gjatë sezonit të kaluar, pasi që lëndimi thuhet të jetë i natyrës së njëjtë. Një lëndim i tillë e kishte lënë jashtë loje për një kohë të gjatë edhe Ronaldinhon dhe Oëen Hargreaves.

Pasi që Ronaldinho dhe Alexandre Pato do të gjenden në Lojërat Olimpike, prezenca e Kakas është kruciale për rossonerët në fillim të sezonit, pasi që edhe Filippo Inzaghi lëngon nga një lëndim i muskulit.

I riu Alberto Paloschi tash për tash është sulmuesi i vetëm tek i cili mund të llogaris trajneri Carlo Ancelotti. Megjithatë, thuhet së mjekët do të bëjnë çdo gjë që Kaka të jetë gati për lojë, qysh brenda dy javësh.
Shtuar më 03/08/2008, ora 15:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori