Kaka i rikthehet futbollit, mund të luaj për ekipin e Berlusconit
Ish lojtari i Real Madridit dhe Milanit, Ricardo Kaka mund të bëjë një rikthim të bujshëm në futboll. Braziliani u pensionua nga futbolli pas tre sezoneve te skuadra e Orlando Cityt, por duket se po merr seriozisht një ofertë nga Silvio Berlusconi, pronari i ri i Monza 1912.

Ish kryeministri italian shiti aksionet e tij të Milanit në vitin 2017, por është rikthyer me zhurmë në futboll duke u bërë zotërues i shumicës së aksioneve të klubit që militon në Seria C. Sipas mediave italiane.

Berlusconi kërkon që Kaka të japë ndihmën e tij për të ngjitur skuadrënSeria B. Dhe pa dyshim që nënshkrimi me fituesin e Topit të Artë në vitin 2007 patjetër që do të ngjallte më tepër interes për skuadrën e Monzës.
Shtuar më 01/10/2018, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori