Kaka-Matri, si dy "vëllezër" në fushë
Kombëtaret kanë të mirat dhe të këqijat e tyre. Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, është mëse i kënaqur nga fakti se gjatë gjithë këtyre dhjetë ditëve, ka pasur në dispozicion gjatë gjithë kësaj kohe shumë futbollistë, që nga Nigel De Jong, për të vazhduar me Andrea Polin, por edhe Riccardo Saponara e sidomos Ricardo Kaka, Alessandro Matri dhe Robinho.

Pikërisht te kjo treshe ka punuar shumë tekniku livornez, i cili ka studjuar lëvizje dhe skema të ndryshme. Dhe, në ndeshjet brenda familjeve, kjo dyshe ka qenë më e mira, duke realizuar asiste dhe gola. Allegri po mendon që t’i hedhë në fushë edhe në ndeshjen me Torinon, por në lojë është edhe dyshja italiane Balotelli-El Shaarawy.

Megjithatë, fakti është se Matri dhe Kaka janë në formë dhe pas tyre edhe Robinho. Sipas disa mediave, Kaka pritet të jetë në stol në pjesën e parë, por vështirë që Allegri të heqë dorë nga braziliani me këtë formë që ai po tregon. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori