Kaka: Messi e meriton Topin e Arte
Albeu.com
Kaka thotë se Topi i Artë këtë vit duhet të gjendet në duart e Lionel Messi, edhe pse nuk do ishte e pamerituar nëse këtë e fiton edhe Cristiano Ronaldo.Fituesi i fundit i Topit të Artë, Ricardo Kaka, thotë se këtë vit favorit për ta fituar këtë shpërblim është ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Kaka thotë se Topi i Artë këtë vit duhet të gjendet në duart e Lionel Messi, edhe pse nuk do ishte e pamerituar nëse këtë e fiton edhe Cristiano Ronaldo.

“Messi e meriton Topin e Artë. Ai është vërtet një superyll. Ronaldo po ashtu do të ishte një zgjedhje e mirë, por unë e shoh Messin si një pasues timin. Jam i befasuar nga aftësitë e tij për kontrollin e topit. Ai është një prej atyre futbollistëve të cilin gjithmonë do të dëshironit ta keni në ekipin tuaj”, ka thënë Kaka.

Lionel Messi është vetëm 21-vjeçar, ndërsa tashmë ka 31 paraqitje për Argjentinën dhe afro 100 për Barcelonën. Shpërblimi Topi i Artë do të ndahet në dhjetor, ndërsa lista e kandidatëve do të publikohet në fund të muajit.
Shtuar më 09/10/2008, ora 03:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori