Kaka-Milan, divorci shumë pranë
Ricardo Kaka është shumë pranë divorcit me Milanin. Mesfushori brazilian, po studion me shumë seriozitet mundësinë e transferimit te Sao Paulo, megjithatë diçka më konkrete do të mësohet ditët e ardhshme. Milani, që vitin e ardhshëm nuk do të luajë në kompeticionet europiane, nuk ka marrë ende një ofertë për futbollistin që ka fituar gjithçka me bluzën kuqezi.

32-vjeçari po kalon një periudhë të vështirë, pasi sipas lajmeve që vijnë nga Brazili po divorcohet me bashkëshorten e tij Carolina, edhe pse zëdhëndësi i familjes ka nxituar të mohojë gjithçka. Partnerja e Kaka prej dy muajsh ndodhet në Brazil, bashkë me dy fëmijët, Luka dhe Isabella, çka i ka shtyrë mediat rozë të shkruajnë për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Ndërkohë Kaka po e kalon këtë periudhë në ishullin Fernando De Noronho, një oaz në Atlantik, shumë pranë shtetit të Pernambuco. Mirëpo jo gjithmonë distanca me të dashurit e tij sugjeron një diorc të mundshëm mes bashkëshoërtëve.

Ish futbollisti i Real Madrid po e merr seriozisht në konsideratë mundësinë e rikthimit në Brazil, për të qenë më pranë familjes, edhe pse oferta e Orlandos nga Shetet e Bashkuara nuk duhet anashkaluar. Sao Paulo pritet të shërbejë si urë lidhëse me MLS, ku Kaka mund të nisë një aventurë me Orlandon vetëm prillin e ardhshëm. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2014, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori