Kaka: Momentet më të mira dhe më të këqija të karrierës i kam kaluar me Milan
Leite Kaka ka dhënë disa komente lidhur me karrierën e tij të pasur që e kishte si futbollist.

Kaka kaloi padyshim vitet më të mira me fanellën e Milan, ku kurorëzohej me titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve, në Serie A, Kupën e Botës për Klube e trofe të shumtë të tjerë.

Edhe në aspektin individual, Kaka pati kulmin e karrierës me fanellën e ‘Rosoneri’. Braziliani ka thënë se ka kaluar momentet më të mira e më të këqija me Milanin. Por, cilat janë këto momente? Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa fjalë të Kaka për karrierën e tij.

“Nuk kam momente të caktuara, por momentet më të mira në karrierë erdhën sa isha te Milan: Liga e Kampionëve në 2007, Kupa e Botës për Klube, Topi i Artë, Lojtari i Vitit nga FIFA”, ka thënë fillimisht Kaka.

Por, ai ka folur edhe për momentin më të keq në karrierë, për të cilin nuk pati shumë dilema.

“Stambolli 2005. Nuk ka nevojë të them më shumë për këtë”, shtoi braziliani.

Kaka ishte shpallur lojtari më i mirë në botë sa ishte pjesë e skuadrës së Milan.

Veprimi i tij më i gabuar mund të cilësohet kalimi te Real Madrid, ku pësoi rënie të madhe.


Shtuar më 02/04/2020, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori