Kaka ngre në “qiell” talentin e Milanit
Ish-lojtari i Milanit, Ricardo Kaka ka vetëm fjalë mira për lojtarin më të ri të kuqezinjve, Lucas Paqueta. Drejtori i përgjithshëm i kuqezinjve, Leonardo ka arritur marreveshjen me drejtuesit e klubit të Flamengos për kalimin e futbollistit në Milano në muajin janar.

"Ai është një lojtar, që ka të ardhme të ndritur përpara. Paqueta është thirrur tashmë në ekipin kombëtar brazilian, por është më mirë për të që të mos bëjmë krahasime.

Unë kam parë kaq shumë prej tyre, me Alexandre Pato, Ronaldinho, Cafu, Rivaldo…, të gjithë brazilianët, që kanë qenë pjesë e historisë së Milanit. Ne duhet t’i shmangim këto krahasime, që lojtari të mund të vijë këtu dhe të luajë me qetësi dhe në paqe. Unë jam i bindur për aftësitë e tij”, tha Kaka. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori