Kaka: Njerezit duhet te qendrojne te virgjer deri ne martese
Albeu.com
Asi brazilian i Milanit, Kaka, beson se vendimi tij për të qëndruar i virgjër deri në martesë, duhet të jetë një shembull për të gjithë të rinjtë në botë.Sipas njoftimeve të reja nga ylli i Rossonerëvë, edhe pse ai është shumë aktiv në fushë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për dhomën e fjetjes.

Kaka i cili është një evangjelist i devotshëm, beson se nuk duhet të kihet marrëdhënie seksuale deri në martesë, dhe ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që dyshojnë për këtë.

“Unë jam shembulli më i mirë. Shumica e njerëzve thonë se pas martesës ata nuk dëshirojnë të kenë marrëdhënie me partnerin tyre sepse nuk i tërheq më. Mirëpo kjo nuk është e vërtetë”.

“Shumë njerëz kanë qenë të befasuar nga unë, mirëpo unë mendoj se ky është një vendim i drejtë. Unë jam një evangjelist dhe besoj në këto vlera. Mendoj se njerëzit duhet ta ndalojnë veten të mos bëjnë dashuri para se të martohen”.

“Kuptohet, të gjithë kanë opinionet e tyre, mirëpo unë mendoj se ia vlen të pritet”, ka përfunduar lojtari më i mirë në botë për vitin 2007.
Shtuar më 16/10/2008, ora 20:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori