Afrohet edhe më shumë dita e largimit të Ricardo
Kaka nga Milani. Pas fjalëve të presidentit të Sao Paolos Carlos Miguel Aidar për rrjetin televiziv "Espn" mbeten të pakta dyshimet përsa i përket faktit se mesfushori brazilian do ti japë fund aventurës së tij me skuadrën kuqezi.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat braziliane 32-vjeçari ka arritur tashmë akordin me klubin
amerikan të
Orlando Cityt. Megjithatë përpara se të transferohet në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kaka do të ketë një eksperiencë disamujore me Sao Paolon klub ku ai u bë i njohur si futbollist.
Orlando City do të regjistrohet në Major League Soccer në mars të 2015 dhe deri në këtë periudhë drejtuesit e klubit
amerikan do ta huazojnë fantazistin brazilian te klubi paulistë në mënyrë që
Kaka të jetë në formën optimale kur të startojë sezoni në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Largimi i "Topit të Artë 2007" vë në pozita të vështira MIlanin që duhet të fillojë nga puna për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas mediave italiane klubi kuqezi ka hedhur sytë nga sulmuesi i Veronës Juan Manuel Iturbe. Për argjentinasin kanë shfaqur interes edhe Roma, Juventusi dhe Reali i Madridit. Për ta lënë të lirë yllin e tyre drejtuesit e Veronës kërkojnë nga 25 deri në 30 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2014,
ora 14:37