Kaka përfundon misionin në Spanjë, rikthehet tek Milan
Leite Kaka përfundon misionin tek skuadra e Real Madrid për tu rikthyer tek Milan. Sipas mediave italiane marrëveshja është arritur mbrëmë ndërsa në orët e fundit ai pritet të mbërrijë në Itali.

“Galliani më ka thënë mua se ka një marrëveshje me Real Madrid, tani ata duhet vetëm të bien dakord mbi kushtet personale me Kakan”, ka thënë trajneri italian Massimiliano Allegri për Football Italia.

Mësohet se Kaka do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me Milanin. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2013, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori