Kaka prezantohet para 20 mijë tifozëve të Sao Paolo (FOTO)

Ish-futbollisti i Milanit, Kaka, ka shprehur kënaqësinë e tij pas prezantimit te Sao Paulo, ku do të qëndrojë si i huazuar nga Orlando City.
32-vjeçari e ndërpreu kontratën me Rossonerët për të nënshkruar me klubin nga MLS, ku do të luajë nga viti 2015, mirëpo ai fillimisht do të luajë si huazim te klubi brazilian.

“Është një moment emocionues, pas 11 vitesh, të kthehem te klubi ku jam rritur, ku e nisa futbollin, t’i shoh të gjithë tifozët këtu, miqtë e mi dhe familjen”.

“Është një ditë shumë e veçantë për mua. Sao Paulo më ka futur në botën e futbollit dhe kthimi këtu është një ditë e paharrueshme dhe shumë e veçantë”, ka deklaruar Kaka.

Rreth 20.000 tifozë ishin të pranishëm në prezantimin e tij te klubi i fëmijërisë.

Shtuar më 07/07/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori