E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Kaka sërish në Milanello, ja stërvitja e parë (FOTO LAJM)

Dje ishte dita e Ricardo Kaka. Mesfushori brazilian, i rikthyer te Milan në fundin e merkatos së verës, u prezantua dje zyrtarisht me fanellën kuqezi.

"Nuk ndjej asnjë barrë apo përgjegjësi, dua vetëm të jem i lumtur me tifozët kuqezinj. Scolari? Kam një raport të mirë me teknikun, por nuk ka folur me të para se të marrë këtë vendim. Milan është një ndër shtatë skuadrat më të mëdha në Europë dhe detyra është marrja e pikëve dhe fitoret. Real Madrid? Nuk mendoj se kam bërë krahasuar me mundësitë që më janë dhënë", u shpreh braziliani gjatë prezantimit.

Më pas Kaka iu bashkua kuqezinjëve të tjerë në qëndrën stërvitore "Milanello" ku u prit me entuziasëm nga qindra tifozët e pranishëm por edhe nga lojtarët e tjerë.

Kjo ishte edhe stërvitja e tij e parë në Milanello pas 4 vjetësh. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori