Ndeshja e sotme kundër Fiorentinës, do të jetë e fundit për brazilianin Kaka me fanellën e Milanit, shkruajnë mediat spanjolle. “AS” njofton se Milani dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për transferimin e ish-lojtarit më të ...... mirë në botë, për të cilin Mbretërit do të paguajnë 60 milionë euro.
Marrëveshja është arritur më 16 maj, mirëpo drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, kishte kërkuar që asgjë të mos bëhet publike deri më tani me kusht që Kaka të mbetet i përqendruar në përfundimin e Kampionatit italian me Rossonerët.
Njoftohet se Kaka do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Mbretërit, ndërsa do të fitojë diçka më shumë se nëntë milionë euro në vit, ndërsa 50% e përfitimeve nga reklamat do t’i takojnë Realit.
Shtuar më 31/05/2009,
ora 18:08