Kaka: Te luash ne Angli? Mrekulli
Pëlqej
Albeu.com
Ylli i Milanit, braziliani Kaka, ka pranuar se do të ishte mrekulli nëse ai një ditë do të luante në Premierligën angleze.
Pas spekulimeve të fundit mediatike të cilat e lidhin Kakan me një transferim në Manchester City, braziliani i Milanit ka thënë se do të ishte mrekulli që një ditë të luajë në ndonjë prej klubeve angleze.

“Më pëlqen shumë Premierliga. Atje luan futboll i shkëlqyeshëm dhe kjo ndoshta është liga më e fortë në botë. Është një garë mjaft e fuqishme dhe ka shumë lojtarë të mëdhenj. Atje luhen ndeshje të mëdha, andaj mendoj se është liga më e fuqishme për momentin”, ka thënë Kaka.

“Ndoshta një ditë, nuk e di kurrë do të jetë kjo, por mendoj se do të ishte mrekulli të luaj në Premierligë. Kam shumë miq që luajnë atje, andaj i ndjek disa prej ndeshjeve të tyre. Bisedoj me Robinhon dhe me Elanon dhe ata më tregojnë shumë gjëra për Manchester Cityn”, është përgjigjur Kaka në pyetjen se çfarë mendon për transferimin e tij tek City.
Shtuar më 27/11/2008, ora 21:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori