Kaka te Sao Paulo si huazim nga City
Kaka do të kthehet te ish-klubi i tij Sau Paulo për gjashtë muaj, para se të kalojë te klubi nga MLS, Orlando City. Lajmi bëhet i ditur nga drejtuesit e Sao Paulos të cilët janë shprehur se marreveshja eshte arritur pas 60 ditë bisedimesh.

“Pas negociatave 60 ditëshe, kemi arritur marrëveshje, por ende nuk i kemi vënë nënshkrimet në kontrata. Sido që të jetë, i kemi zgjidhur çështjet me të gjitha palët që janë Milani, MLS, Orlando City, Kaka dhe Sao Paulo”, ka thënë zëvendëspresidenti i Sao Paulos, Ataide Gil Guerreiro, për Redacao SporTV.

Pritet që 32-vjeçari të nënshkruajë fillimisht për Orlandon dhe pastaj do të huazohet te Sao Paulo. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2014, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori